JOQ Albania
Home

Njihuni me bukuroshen e fjetur të jetës reale, mund të dremisë për javë të tëra pa u zgjuar
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/10/2019 12:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo bukuroshe e fjetur ka një problem shëndetësor të ‘shëmtuar’.

Vajza 17-vjeçare nga Kolumbia është diagnostikuar me një sëmundje që e detyron të rrijë e pandërgjegjshme për javë të tëra.

Sharik Tovar vuan nga sindroma Kleine-Levin, një sëmundje e rrallë neurologjike që shkencëtarët ende nuk dinë ta shpjegojnë dhe kuptojnë qartë.

Ajo që dihet është se pacientët që e kanë mund të flenë për periudha të gjata dhe të përjetojnë humbje të herëpashershme memorieje.

Periudha më e gjatë që Sharik e ka kaluar në gjumë ka qenë 70 ditë rresht dhe kur u zgjua kishte harruar përkohësisht fytyrën e së ëmës.

Adoleshentja i shfaqi për herë të parë shenja të sëmundjes kur ishte vetëm dy vjeç. Gjatë ditëve që ajo i kalon në gjumë, nëna e saj i kalon ushqim të lëngshëm herë pas herë në mënyrë që të qëndrojë e shëndetshme.

Gjatë kohës që janë zgjuar, të sëmurët me këtë sindromë janë kryesisht në shëndet të mirë. Kjo sëmundje prek 1-5 njerëz në 1 milionë ndërsa deri më tani në regjistrat mjekësorë janë raportuar vetëm 500 raste.

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania