JOQ Albania
Home

I kanë dalë dy gjëndra në fytyrë, 28-vjeçarja me aftësi të kufizuara kërkon ndihmën e shqiptarëve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/10/2019 21:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Majlinda Deneku është  një 28-vjeçare nga fshati Delisufaj në Lushnjë, e cila ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Majlindës, e cila është edhe person me aftësi ndryshe, i kanë dalë dy gjëndra në fytyrë, që dita-ditës zmadhohen.

Ajo tregon se është e papunë dhe nuk ka mundësi të kryejë as analizën për të përcaktuar diagnozën e plotë.

Mjekët i kanë thënë se analiza kushton 300 euro, ndërsa ndërhyrja kirurgjikale për të hequr gjendrat shkon deri në 10 mijë euro.

28-vjeçarja shprehet se merr vetëm 106 mijë lekë të vjetra pagesë mujore për aftësinë e kufizuar, ndërsa babai i saj nuk ka mundësi për ta ndihmuar, pasi ai ndodhet i shtruar në spital me astmë.

Majlinda kërkon që shqiptarët të vënë dorën në zemër dhe ta ndihmojnë, që edhe ajo të ketë një shpresë për të jetuar.

Apeli i plotë:

Pershendetje joq jam majlinda deneku jam invalide me kan dal dy gjendra ne fytyr ska munci TE bej vizita te operatohen jam 28 vjece familjen pa pun ju lutem kush ka munci TE me ndimoj me sa do pak llogaria bankare abi bankare iban al46564930016018 llogaria vetm euro majlinda kadri deneku delisufaj lushnje komuna allkaj tel 0683120330 ju lutem e shperndani. Analiza vizita bejn 300 euro, operimi 10.000 euro. Ju lutem vini doren ne zemer dhe me ndihmoni, me jepni nje shprese per te jetuar. 106 mi te vjetra mar ca do bej me ato."

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht në për të ndihmuar 28-vjeçaren, Majlinda Deneku në këtë llogari bankare të hapur në "ABI Bank":

IBAN në Euro: AL46564930016018