Një grua, që u detyrua nga gjykata t’i paguante burrit të saj një shumë të caktuar parash, ka gjetur zgjidhjen perfekte për ta thënë ajo fjalën e fundit.
Brandi Lee, pasi nisi të kishte dyshime, zbuloi se ish bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar. Por sikur kjo të mos mjaftonte, doli që ai e kishte tradhtuar me shoqen e saj.
Kështu, pasi nisën procedurat e divorcit, gjykata doli me vendimin se ajo duhej t’i jepte ishit të saj 5,800 paund.
Lee shkruante në një postim në Facebook:
Duke qenë se paratë duhet t’i paguante patjetër, ajo shkoi në bankë dhe kërkoi që ‘borxhin’ ta shlyente të gjithin me monedha.
Dhe pikërisht kështu bëri, zonjat tek banka ishin shumë të lumtura që e ndihmuan.
Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania