JOQ Albania
Home

Dy vjet pa Adelën, Eraldo Rexho prek me dedikimin e tij: Na paskan gënjyer!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29/10/2019 9:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy vite më arë bota mediatike u trondit nga ndarja nga jeta në moshë të re dhe në mënyrë të papritur e ish-banores së Big Brother dhe gazetares së ëmbël Adela Xhamani. Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Tiranë, pas një arresti kardiak.

Edhe pse vietet kanë kaluar, miqtë dhe të afërmit nuk e kanë harruar ish-kolegen e ndjerë. Eraldo Rexho, bashkëpunëtori i saj i ngushtë, këtë 29 tetor e ka përkujtuar përmes disa rreshtave prekës.

Ai thotë se vitet nuk e zbehin dhimbjen dhe se koha nuk e shëron çdo plagë. Sipas Eraldos, ikja e Adelës dhemb njësoj çdo ditë. Rexho gjen kujtime të përbashkëta me Adelën kudo, në rrugë, në zyrë, në YouTube, në Facebook dhe nga të gjitha anët.

Eraldo shkruan në postimin e tij prekës në kujtim të Adelës:

Vitet nuk e zbehin dhimbjen… Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë! Ikja jote dhemb njësoj, edhe sot, si çdo ditë. Gjithçka na ka mbetur tani janë kujtimet.
Të gjejmë në memorien e ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, në galerinë e fotove në i-phone, në videot e shkarkuar në kompjuter, në një kërkim në ‘Youtube’, në një rikthim tek bisedat e ‘ëhatsapp’…
Në zyrën 40 metra katrorë, rrethuar nga orenditë që i zgjodhëm bashkë, në kolltukun ku bënim muhabetet e ditës, në tavolinën ku thurnim plane. Ti je gjithandej! Je te 21-shi, tek rruga e Kavajës, tek Blloku, në Shkozë, Kombinat e Kinostudio, je tek eventi i fundit, ku ishim dje.
Jeta vazhdon, por s’është njësoj pa ty. Sepse na paskan gënjyer edhe kur na kanë thënë që nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. E di që në rastet e humbjeve të përhershme nuk ka vend për këtë krahasim, por unë ende po kërkoj për një bashkëpunëtore si ty.
Kam rreth vetes, plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën. Adelën që këndonte çdo ditë me mua, e që do të jetë gjithnjë në zemrën time. Të duam shumë dhe na mungon pafund”.

Përbri shkrimit ai shfaq një video ku duket duke kënduar me miken e zemrës.