JOQ Albania
Home

Dy gëzime në një ditë/ Ditën e fundit të kimioterapisë pacientit i bie lotaria, fiton 200,000 dollarë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/10/2019 15:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ronnie Foster ishte më i lumturi në botë kur shkoi për të bërë seancën e fundit të kimioterapisë. Por, pastaj mësoi edhe që i kishte rënë lotaria.

Foster, i cili është nga Pink Hill, Karolina e Veriut, po lufton me kancerin  zorrës së trashë. Ndërsa shkonte në spital për ditën e fundit të kimios, ai kishte dy arsye për të qenë i lumtur.

Sipas mediave, ai ishte rrugës për spital kur mori vesh që kishte fituar,jo pak, por 200,000 dollarë.

Ai u shpreh për mediat:

Bleva një biletë 1 dollarëshe dhe fitova 5 dollarë. Mendova që ta shkëmbeja me një biletë 5 dollarëshe. Në sekondën e fundit, vendosa që të blija dy bileta në vend të njërës. Isha i lumtur sepse kisha seancën e fundit të kimioterapisë. Pasi fitova edhe këtë, kjo u bë dita ime me fat.”

Të Premten (25 tetor), Foster e tërhoqi çmimin e tij. Por, ai nuk e mori shumën e plotë, për shkak të mbajtjes së disa taksave. Si përfundim, Ronnie mori 141.501 dollarë në shtëpi.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania