JOQ Albania
Home

Me tatuazhe nga ‘koka tek këmbët’, flet mjekia e pazakontë: Pacientëve u pëlqen pamja ime plot ngjyra
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/10/2019 11:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Doktoresha Sarah Gray, e cila mban edhe ‘titullin’ si mjekia më me shumë tatuazhe në botë, ka treguar sesi pacientët dhe kolegët reagojnë ndaj ‘bojës’ që ka në trup.

Sipas një studimi të realizuar në vitin 2018 sa i përket perceptimeve rreth studentëve të mjekësisë dhe vetë mjekëve, rezultonte se tatuazhet nuk shiheshin si diçka normale.

Gjithsesi Gray, e cila veçse mjeke është edhe një modele shumë e ndjekur në Instagram, ka vendosur që t’i thyejë steriotipet dhe të jetë vetvetja.

Gray u bë e njohur fillimisht kur fitoi ‘Miss Inked Australia’ në vitin 2017. Po tashmë është ‘rezidente’ tek kirurgjia dhe në të ardhmen aspiron që të bëhet kirurge ortopede.

Duke folur për mediat Sarah tregon:

Pacientët dhe kolegët reagojnë në mënyrë pozitive. Zakonisht më bëjnë komplimente për pamjen time plot ngjyra. Pacientët, sidomos ata më të rinjtë, mendojnë se janë një lloj ‘thyesi akulli’ për komunimin mes tyre dhe meje. Atyre u duket sikur mund të jenë më të afërt me mua sesa me mjekët konservativë."

Dr. Gray numëron më shumë 86,000 ndjekës në Instagram ku poston shpesh foto nga jeta e përditshme si dhe nga puna.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania