JOQ Albania
Home

Skandal me muzikën shqiptare/ Gazetari i RTSH-së nxjerr listën e artistëve: Elvana Gjata fituese e festivalit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/10/2019 15:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, gjithmonë ka krijuar debate dhe polemika pas shpalljes së fituesit. Shumë nga artistët kanë mbetur të zhgënjyer dhe shumë ndjekës të festivalit mbesin të habitur kur dëgjojnë emrin e fituesit. Nuk janë të paktë këngëtarët që kanë hedhur akuza drejt jurisë së festivalit se janë ata që e përcaktojnë fituesin, i cili na përfaqeson në Eurovision.

Një denoncim ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, jo nga një konkurrent i festivalit, por nga një njeri i brendshëm në RTSH. Një gazetar i vjetër i RTSH-së ka kontaktuar me redaksinë tonë ku shprehet se fituesi i festivalit të këngës është shpallur pa filluar ende.

Gazetari tregon se ai dhe disa persona të tjerë që janë pjesë e festivalit kanë listën e saktë të fitueseve dhe renditjen përfundimtareve të artistëve që do këndojnë. Sipas listës të dërguar nga ai në festivalin e ardhshëm, artistja që do të na përfaqësojë në Eurovision është Elvana Gjata, ndërsa në vendin e dytë renditet Era Rusi dhe në të tretin Arilena Ara.

Gazetari gjithashtu ka dërguar edhe një listë të shkruar me shkrim dore e gjetur në sirtarët e studios të RTSH-së i cilësuar si "MOS E HAP", ku shkruhet po e njëjta radhitje e artistëve, pra nga fituesi dhe deri tek vendi i fundit.

Ai ka thënë gjithashtu se në RTSH të gjithë e dinë listën përfundimtare të artistëve por askush nuk e tregon, pasi nuk duan të rrezikojnë vendin e punës. Edhe vetë gazetari preferon të mbetet anonim, pasi nuk dëshiron që të mbetet pa rrogë muajin e nëntorit.

Ai denoncon:

Pershendetje JOQ. Jam nje gazetar prej vitesh ne RTSH dhe mendoj qe nje nder mediat e vetme te lira ku mund te flasim e te na degjojne, jeni ju. Po ju shkruaj ne lidhje me festivalin e RTSH qe do zhvillohet seshpejti ne fundvit dhe para se filloje festivali, une dmth disa njerez brenda rtsh kane listen e sakte te fitueseve dhe renditjen perfundimtareve te artisteve qe do kendojne. A veme nje bast dhe nuk dua asgje si kembim, vetem vertetesine se degradimi i shqiperise vijon edhe ne aspektin mediatik.. te lutem anonim se dua ta marr dhe rrogen e nentorit se me pas kam ndermend te iki vete… Lista e artisteve sesi do ndahen, Pra fillimisht i urojme fitoren Elvanes, e vijojme renditjen me poshte..

Elvana Gjata
Era Rusi
Arlilena Ara
Olta Boka
Wendi Mancaku
Bojken Lako
Tiri Gjoci
Alberie Hadergjonaj
Valon Shehu
Kamela Islamaj
Eli Fara & Stresi
Kastro Zizo
Kanita Suma
Gena
Robert Berisha
Genti Deda
Renis Gjoka
Sara Bajraktari
Genci Tukiqi
Aldo Bardhi
Aurora Kapo
Nita Latifi
Arjeta Palushaj
Devis Xherahu
Algert Salaj

Ne gjithe depoartamentin e RTSH dihet me siguri, por askush nuk e ka nxjerre si lajm, se kane frike se rrezikojne vendin e punes, ndaj te lutem te me ruani anonimatin.
Kam edhe disa prova (fakte) nje liste e shkruar dorazi nga disa "kryetare" per ndarjen e hesapit te festivalit
Ky eshte zarfi i gjetur ne nje nga zyrat ne sirtaret e "arte". Brenda fshihet dhe rankimi i listes sesi jane ndare vendet fituese ge festivalit te RTSH. Skandal per televizionin qe paguajne te gjithe. Ju lutem anonim pasi sic ju thashe, kam nevoje dhe per rrogen e Nentorit."