JOQ Albania
Home

Djali i vogël me paralizë cerebrale nuk e mban dot gëzimin, provon për herë të parë skateboard-in
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/10/2019 13:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë 7-vjeçar me paralizë cerebrale nuk mundi ta fshihte gëzimin kur më në fundi plotësoi një nga ëndrat e tij, të bënte skateboard.

João Vicente nga Brazili ka përfunduar me paralizë cerebrale pasi kaloi një hemorragji në tru kur ishte vetëm dy-vjeç.

Po, pavarësisht se nuk mund të lëvizë si bashkëmoshatarët e tij, João i vogël gjithmonë e ka pasur ëndërr që të përdorte një ‘skateboard’.

Kështu, nëna e tij Lau, punësoi një fizioterapist dhe një psikolog për të bërë të mundur krijimin e një skateboard-i të personalizuar vetëm për të. Kjo u arrit me anë të një projekti të quajtur Skate Anima.

Lau postoi një video në rrjet ku ajo duket teksa shtyn João-n duke përdorur strukturën e bërë posaçërisht për të. Sigurisht që gëzimi në fytyrën e 7-vjeçarit ishte mbresëlënës.

Kjo strukturë i krijon mundësinë João-s që të qëndrojë në këmbë duke i eleminuar peshën ndërsa në këmbë ka të fiksuar ‘skateboardin’ që lëviz me rrota.

Teksa e ëma e shtyn, videoja përfundon me një buzëqeshje rrëzëllitëse të 7-vjeçarit.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania