Udhëtarët, ose jo, së shpejti do të kenë mundësinë që ta kalojnë natën brenda një shporte pikniku gjigante.
Kjo pasi shumë shpejt pritet që në Ohio ndërtesa që ka formën e një shporte pikniku të kthehet në një hotel luksoz me 7 kate.
Ky hotel me formë të pazakontë do të jetë i pajisur me 150 dhoma, një pishinë të brendshme dhe një restorant. Prona e çuditshme që tani ka një qendër fitnesi dhe një auditor.
Kjo ndërtesë, që ndodhet në qytetin Newark, dikur i përkiste një prodhuesi shportash druri, Longaberger Company.
Shporta gjigante është ndërtuar në vitin 1997 me urdhër të themeluesit të kompanisë Dave Longaberger për 32 milion dollarë. Gjithsesi, kompania në fjalë lëvizi nga ndërtesa në vitin 2016 dhe u mbyll plotësisht në vitin 2018.
Tani Coon ka folur për planet që kompania e tij Coon Restoration & Sealants, për ta transformuar ndërtesën në një hotel në vitin 2020.
Sa i përket formës, ajo do vazhdojë të duket si një shportë, gjithmonë.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania