JOQ Albania
Home

“Mjekët duhet të përpiqen t’i shpëtojnë”/ Foshnjat e lindura në muajin e 5-të ‘tashmë mund të mbijetojnë’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/10/2019 11:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët duhet të nisin të përpiqen për t’u shpëtuar jetën foshnjave që lindin në 22 javë të shtatzënisë. Kjo sipas udhëzimeve të reja klinike në Angli.

Avancimi i  metodave dhe medikamenteve të përdorura në mjekësi i rrit më shumë shanset për mbijetesë tek foshnjat që lindin shumë përpara kohe. Më parë rekomandohej që vetëm foshnjat që lindin 23-javëshe ose më vonë mund të merrnin trajtimin që do u shpëtonte jetën.

Udhëzimet e publikuar ditën e sotme thonë se mjekët duhet të përpiqen që t’i ndryshojnë praktikat e ndjekura deri më tani ka njoftuar Shoqata Britanike e Mjekësisë Perinatale.

Ky njoftim ka bërë që të regojnë edhe aktivistët pro-jetës të cilët thonë se limiti i 24 javëve për abortim gjithashtu duhet të ndryshojë.

Numri i bebeve jashtëzakonisht të parakohshme që trajtohen dhe mbijetojnë është dyfishuar në pak më shumë se një dekadë.

Thuhet se shumica e bebeve mund të mos ia dalin, por një e treta mund të mbijetojnë nëse u ofrohet trajtim mjekësor dhe kjo është më mirë se të mos u jepet trajtim fare.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania