JOQ Albania
Home

“Pushoni ia q*fsha robt”/ Gazetarja sqaron situatën: Nuk ua thashë kolegëve të mi, sulm politik
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/10/2019 9:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marsela Topi është gazetarja e cila ditën e djeshme bëri xhiron e rrjeteve sociale, teksa një video ku ajo shan dikë në studio u shpërnda me shpejtësi. Kundrejt këtij të ashtuquajturi skandal, ka reaguar vetë gazetarja, e cila sqaron se çfarë ka ndodhur në atë moment në studio.

Në një intervistë për Newsbomb Topi sqaron se fjalët e rënda nuk ua ka thënë kolegëve të saj, kameramanëve apo dikujt tjetër që është pjesë e stafit, por shoqëruesve të njërit prej të ftuarve në studio. Ajo shprehet se personat shoqërues të zotit Cakrani ndërhynin gjatë gjithë kohës në bisedë, saqë kishin krijuar një stres të padurueshëm.

Marsela shprehet:

Nuk u kam thënë kolegëve te mi, por dy personave që po shoqëronin Z. Cakrani. Ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm. Emisioni është transmetuar në mbrëmje pas montazhit. Ështe regjistrim dhe këtë ua faktoj kur të dëshironi. Zakonisht emisioni fillon në orën 21:00. Atë ditë pas montimit, filloi rreth orës 21:40. Këtë frazë montazhieri e ruajti për të më treguar se sa nervoze isha bërë. Une jam në komunikim të drejtpërdrejtë me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, në emisione të drejtpërdrejta. Nuk kam dal asnjëherë nga vetja live”.

Ajo ka shtuar se kjo video është një përpjekje për t’i prishur imazhin dhe një sulm politik ndaj saj. E pyetur nga gazetarja Liarda Kondakçiu, moderatorja është shprehur se priste një sulm të tillë pasi qyteti i Fierit është një bastion socialist dhe do i pëlqente të dëgjonte vetëm lëvdata për qeverinë.