Banda e “skifterëve” shqiptarë i grabiti banesën, e fejuara e Moratës rrëfen tmerrin që përjetoi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 23:43

Policia spanjolle arrestoi pak ditë parë katër shtetas shqiptarë, për të cilët u provua se ishin autorë për grabitjen e banesave të disa futbollistëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Mes banesave të grabitura ishte edhe ajo e sulmuesit të Real Madrid, Alvaro Morata.

E fejuara e futbollistit, Alice Campello, ka folur për herë të parë për përvojën traumatike që kaloi bashkë me dy fëmijët e saj, kur banesa e tyre u grabit nga banda e "skifterëve" shqiptarë.

Në një intervistë për televizionin spanjoll "Deportes Cuatro", ajo u shpreh:

Ato ditë ishin shumë të vështira. Unë as nuk mund ta laja fytyrën sepse të mendoja dhe kisha frikë se dikush ishte pas meje. Ishte e vështirë."

Në momentin e grabitjes, e cila ndodhi qershorin e kaluar, e fejuara e Moratës ndodhej vetëm me dy binjakët në shtëpi, pasi ylli i Real Madrid po luante për skuadrën Kombëtare të Spanjës.

Ajo shtoi më tej se nuk ja uron askujt të përjetojë një eksperiencë të tillë me familej në shtëpi.

Alice tha:

Unë nuk dëshiroj që dikush ta jetojë këtë përvojë me familjen në shtëpi."

Kujtojmë këtu se pre e grabitjes së bandës së shqiptarëve kanë rënë edhe banesat e futbollistëve të njohur si Isco, Casemiro, Vasquez, madje ata nuk kanë kursyer as shtëpinë e trajnerit të Realit, Zinedine Zidane.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit