“S’është problem ambasadorësh”, gazetari i ‘Le Iene’ i përgjigjet Ramës: Do ta verifikojmë këtë sapo të kalojë euforia anti-Macron

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 20:31

Në emisionin investigativ "Le Iene" të Mediaset në Itali, u publikua mbrëmjen e djeshme historia e dhimbshme e një babai shqiptar, që kërkonte djalin e tij 11-vjeçar, Alvinin, të cilin e kishte rrëmbyer nëna e tij në Siri.

Kjo e fundit humbi jetën gjatë bombardimeve në Siri, ndërsa Alvini i vogël u dërgua në një kamp në pjesën kurde të Sirisë, ku mbaheshin të akuzuarit për lidhje me organizatën ekstremiste ISIS.

Pas 5 vjetësh, gazetarët e emisionint "Le Iene" bënë të mundur që babai ta takojë djalin e tij pas e ta përqafojë pas kaq kohe, ndërkohë që nuk mund ta merrte dot në Shqipëri pa prezencën e një diplomati shqiptar, për shkak se i mituri ka nënshtetësi shqiptare.

Mirëpo ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, i cili premtoi se do ta zgjidhte çështjen fillimisht, i mbylli telefonin gazetarit italian Lugi Pelazzo, për të mos ja hapur më, duke shkaktuar një skandal diplomatik.

Lidhur me këtë çështje, reagoi edhe kryeministri Rama në konferencën për dështimin e negociatave me BE-në, ku i doli në krah ambasadorit shqipar, duke u justifikuar se nuk mund të bëjë dot asgjë, pasi është një çështje përtej Ambasadës.

Gazetari i "Le Iene" në Shqipëri, Taulant Kopliku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama.

Përmes një statusi në "Facebook", Kopliku thekson se kryeministri Rama i ka akuzuar dy vite më parë gazetarët e "Le Iene" si manipulues për një reportazh të fëmijëve të kromit në Bulqizë.

Gazetari sqaron se ambasadori shqiptar në Turqi premtoi se do ta zgjidhte rastin, më pas është tërhequr befasisht, dhe kjo gjë sipas tij është e faktuar nga emisioni.

Me ironi, gazetari shkruan se pasi Ramës të kalojë euforia "anti-Macron", do të verifikohet nëse është apo jo kompetencë e ambasadorit, ndërhyrja për një rast të tillë, si i 11-vjeçarit që po mbahet peng në kampin sirian.

Postimi i plotë:

Dy vjet me pare kur realizuam bashke me Alice Martinelli reportazhin e femijeve te kromit ne Bulqize, doli dhe na akuzoi per manipulues. Sot pasi te gjithe shqiptare e italiane degjuan ambasadorin e tij te premtoje se do sillte Alvinin ne shtepi, doli me kasavet te madh te na sqaroje se ky nuk eshte problem ambasadoresh. Se emisioni paska lene te kuptohet se dergimi i djalit ne shtepi qenka ceshtje vullneti i ambasadorin Turqi. Ne realitet emisioni ka faktuar se ambasadori ka premtuar dhe me pas eshte terhequr. Per kete ne si emision jemi te kujdesshem te dokumentojme gjithçka. Prandaj pasi te kaloje kjo euforia anti-Makron do te verifikojme se bashku nese kishim te benim me perceptim tonin per vullnetin e ambasadorit, apo vertete nje angazhim te tij institucional te nderprere befasisht dhe çuditshem nga kushedi çfare presioni kryeministror. “La carta, canta”, thote italiani. Kete se bejme per te bindur te nderuarin Kryeminister e as per ta lutur më qe te sjelle ne shtepi Alvinin dhe femijet e tjere qe jane atje. E bejme per te qene korrekt me dhjetra mijera shqiptaret qe nga mbreme jane befasuar por edhe zemeruar me papergjegjshmerine e nje qeverie qe qan si lugat per te hyre ne Europe por se derdh nje pike loti per femijet e saj rrugeve te Sirise.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit