Qeveria miraton ligjin në parlament, si po rrëmbehen pronat publike

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.10.2019, 20:10

Duke përfituar nga vëmendja e madhe mediatike që mori përgjigja negative për çeljen e negociatave, qeveria socialiste, ditën e enjte, miratoi disa ndryshime në ligjin për Korporatën e Investimeve.

Deputetët socialistë votuan me 77 vota pro, pavarësisht se Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) kishin kundërshtime në lidhje me këtë çështje.

FMN dhe BB e kishin kundërshtuar krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH) për “varësinë nën qeveri, përjashtimin nga ligjet e prokurimit dhe rrezikun që mund t’i shtojë buxhetit të shtetit”, shkruan exit.al.

Ky ligj ka si synim krijimin e një kompanie shtetërore që privatizon de facto pronat publike në favor të klientëve. Një gjë e tillë realizohet duke i marrë pronat në pronësi “për menaxhim dhe përdorim për investime” pa asnjë mbikëqyrje dhe në anashkalim të çdo standardi ligjor.

Pavarësisht se këto janë gjëra që i di shumë mirë, qeveria, sërish ka vazhduar me votimim duke u justifikuar se në këtë mënyrë tërhiqen më mirë investimet e mëdha strategjike. Sipas qeverisë sonë,ky model është aplikuar edhe në vende të tjera dhe është zhvilluar me ndihmë të Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar

Tërheqja e investimeve përmes KISH nuk është mbështetur me analizë se përse ligjet e mëparshme nuk mjaftonin “për të tërhequr investime strategjike”. Shembull të këtij modeli ka vetëm në vende jashtë BE-së si në Malajzi, Turqi apo në Gjirin Persik nga vendet arabe.

Tashmë me votën e qeveritarëve tanë, KISH mund të marrë nën kontroll trojet dhe asetet publike dhe t’i përdorë si mjet “për të nxitur investime private”. Ndër të tjera mund të veprojë si kompani private me asetet publike nën kontrollin e saj apo të hyjë në marrëveshje me palë të treta, për çdo investim që ajo konsideron të vlefshëm.

Gjithashtu mund të përdorë asetet e saj si kolateral për të marrë hua të mëtejshme nga institucione financiare.

Ligji thotë se Korporatës do t’i jepet pavarësi e plotë për të menaxhuar asetet publike të Shqipërisë, jashtë kuadrit ligjor aktual. Kjo duke pretenduar se standardet dhe kriteret e mëtejshme do të përcaktohen me akte nënligjore, si Vendime të Këshillit të Ministrave. Korporata përjashtohej nga veprimi i ligjit për prokurimet publike dhe i lihej Këshillit të Ministrave e drejta të përcaktojë “rregulla të posaçme prokurimi dhe konkurrimi” për Korporatën. Kjo qe kritikuar nga FMN dhe BB.

Në shtator BalkanWeb raportoi se ligji qe rishikuar. Në faqen zyrtare të Kuvendit ligji nuk është zbardhur i ndryshuar, por në raportin e Komisionit të Ekonomisë thuhet se çështja e prokurimeve është “qartësuar dhe unifikuar me legjislacionin kombëtar”:

“Për kontratat publike, të cilat financohen nga buxheti i shtetit zbatohen dispozitat e ligjit për prokurimin publik në fuqi.”

Por BB shfaqi sërish kritika:

Mbetemi të shqetësuar për kopetencat e gjera të Korporatës. Për këtë nuk ka patur asnjë dnryshim domethënës. Korporata vazhdon të mbetet si dy, apo tre organizime në një – institucion financiar, zhvillues projektesh dhe menaxher i pronave shtetërore. Këto janë role të ndryshme, të cilat kërkojnë përcaktime të kopetencave, sistemit dhe procedurave.

BB ka shfaqur shqetësime edhe për faktin se në ligj nuk përmendet asgjë për rregullat dhe rreziqet financiare që KISH do të ndjekë si “institucion financiar”. Humbjet thuhet se mbulohen nga fondet e saj, por duke qenë se kapitali do të jetë pasuri publike, nuk përjashtohet mundësia e mbulimit nga buxheti i shtetit.

Objektivat e KISH mbeten të pandryshuara:

Nxitja e zhvillimit ekonomik e social përmes projekteve të investimit.

Vënia në përdorim më eficient të pronave shtetërore.

Kryerja e investimeve duke mobilizuar kapital shtetëror dhe/ose privat.

Me “përdorim më eficent” do të thotë se Korporata do t’ia japë kapitalet e saj privatëve ose për shfrytëzim ose për investime. Kjo konfirmohet më poshtë me shprehjen “mobilizon kapital shtetëror dhe/ose privat” që do të thotë se Korporata do të bëjë një projekt-investimi për një pronë publike, të themi “një kompleks golfi” apo “kompleks rezidencial” diku në bregdet. Vetë do të vërë tokën, privati do të bëjë investimin, duke ndarë me Korporatën aksionet në fushën e golfit apo kompleksit rezidencial, natyrisht sipas marrëveshjeve mes palëve.

Deri më sot qeveria ka dhënë shembujt më të këqij të përdorimit të pronës publike si aset për të tërhequr investime madhore, apo “strategjike”. Rasti i Stadiumit Kombëtar Qemal Stafa, i kaluar në mungesë të plotë transparence, është shembull specifik se si mund të përdoret kjo Korporatë. Shembuj të tjerë janë koncesionet e pakërkuara, hidrocentralet apo skema e propozuar për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit