Laboratori ku keqtrajtoheshin majmunët, dalin të tjera pamje tronditëse ku eksperimentohet me qentë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 19:09

Pak ditë më parë u publikuan në internet disa pamje të dhimbshme nga një laborator në Gjermani që bënte eksperimente me majmunë.

Pamjet e rënda shkaktuan zemërim dhe indinjatë tek opinioni publik, ndërsa autoritetet gjermane bastisën laboratorin në fjalë, i cili pritet të mbyllet së shpejti.

Laboratori famëkeq ndodhet në Mienenbuttel, Hamburg, dhe përveç majmunëve, në këtë "ferr" keqtrajtoheshin edhe macet dhe qentë.

Së fundmi në internet janë publikuar të tjera pamje të tronditëse, të filmuara brenda laboratorit gjerman.

Në pamje shihen disa qen të cilët janë torturuar mizorisht dhe përreth tyre ka njolla gjaku në dysheme.

Pamjet u publikuan nga aktivistët për të drejtat e kafshëve, të cilët pretendojnë se janë filmuar në fshehtësi në të njëjtin laborator, ku majmunët u filmuan duke ulëritur për shkak të dhimbjeve pas kryerjes së eksperimenteve barbare.

Ata thanë se nuk mundën dot t'i publikonin të gjitha pamjet e filmuara, pasi ishin vërtet të tmerrshme.

Aktivistët kanë bërë thirrje që laboratori të mbyllet plotësisht, pasi kafshët u janë nënshtruar "vuajtjeve të paligjshme", ndërsa theksuan se qentë kishin mbetur të sëmurë si pasojë e eksperimenteve të kryera.

Ata pretendojnë se qentë po përdoren për një eksperiment, në të cilin po testohen efektet e substancave toksike, madje akuzojnë stafin e laboratorit se shumë nga qentë kanë vdekur.

Sipas investigimit të tyre, në laborator kryheshin eksperimente me qentë, macet, lepujt dhe majmunët.

Aktivistët për të drejtat e kafshëve thonë se ata arritën të futnin një aktivist mbi stafin në laborator midis dhjetorit 2018 dhe marsit 2019.

Ata thanë:

Qentë kanë pasur gjakderdhje dhe shumë prej tyre kanë vdekur, ndërsa majmunët u abuzuan sistematikisht. Të gjitha këto ndodhën për shkak të eksperimenteve që kryheshin në laborator. Ne besojmë se shkalla e këtij abuzimi dhe vuajtja e paimagjinueshme e maceve, qenve dhe majmunëve është e paligjshme. Megjithatë, ky është realiteti i jetës laboratorike për kafshët dhe duhet të ndërpritet urgjentisht."

Prokurorët në Gjermani kanë nisur një hetim paraprak mbi akuzat e mizorisë së kafshëve në laborator.

Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit