Frank Ribery, po kalon një moment të mirë në Serinë A me fanellën e Fiorentinës. Së fundmi, sulmuesi francez, përmes një postimi në Twitter, është ankuar ndaj lojës së famshme “FIFA 2020”.
Duke luajtur me dy fëmijet e tij, ai kishte zgjedhur Fiorentinën, por u befasua kur pa veten në versionin virtual në fushën e lojës. Francezi ka thumbuar "EA Sports" që ka realizuar video-lojën.
Ai shkroi:
Nuk është hera e parë që loja e FIFA-s merr kritika për ekzagjerimin që bën me lojtarët përsa i përket pamjes së tyre të jashtme.