“Ngeli në klasë”, ja kur mund të nisin sërish bisedimet e BE-së me Shqipërinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.10.2019, 17:20

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten edhe një herë në “klasë” për sa i takon çështjes së hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Këshilli Evropian publikoi edhe dokumentin ku thuhet se negociatat për këto dy vende nuk do të hapen as këtë vit.

Tashmë çështja e negociata do të diskutohet edhe një herë në maj të vitit 2020, deklaroi presidenti i këshillit Donald Tusk.

Në dokumentin zyrtar thuhet se Këshilli Evropian do të ulet të diskutojë edhe një herë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para samitit, BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Zagreb.

Franca ka pasur ndikimin më të madh në “JO”-në që u dha për këto dy vende. Edhe një herë presidenti francez, Emmanuel Macron, tregoi arsyet e mos hapjes se negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai u shpreh:

Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Është bërë progres, por akoma nuk është plotësisht gati. Ka problem me emigrimin, diskutimi ishte i dobishëm veçanërisht për vizionin e Europës. BE nuk është duke punuar shumë mirë, ka disa probleme të brendshme, ka nevojë për reformim të brendshëm."

Presidenti francez foli edhe për një reformim të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk dihet akoma se çfarë nënkupton presidenti francez me reformim, por një gjë është e sigurt, vendi ynë nuk do ketë asgjë falas.

Nëse nuk përmbush kushtet atëherë negociatat mund të shtyhen sërish, të paktën këtë lanë të nënkuptohet krerët e shteteve më të fuqishme evropiane

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit