Prej kohësh qarkullon lajmi se Poul Pogba do të transferohet te Real Madridi, madje vetë mesfushori francez ka shprehur hapur dëshirën për t'u larguar nga Manchester United.
Mesa duket, merkatoja e janarit do jetë momenti i bashkimit të tij me klubin spanjoll. Së fundmi, ka pasur një takim kokë më kokë mes Pogbasë dhe trajnerit të Realit, Zinedine Zidane.
“Daily Mirror” i ka kapur mat të dy francezët në Dubai. Ata shihen duke biseduar dhe ky takim ka shtuar akoma edhe më shumë spekulimet se Reali do të jetë destinacioni i ri për Paul Pogba.
Marrëveshja dështoi verën e shkuar dhe tashmë Reali, është gati të rikthehet dhe të rrëmbejë një nga mesfushorët më të talentuar.