Endrit Vejsiu, vëllai i prezantueses së njohur Alketa Vejsiu, ka arritur të fitojë lirinë ditën e sotme.
Vejsiu u arrestua një vit më parë në qytetin e Lezhës pasi u kap me 4 mina me telekomandë dhe 3 kg kanabis.
Gjykata a Lezhës ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm në datën 15 tetor.
Pavarësisht se Gjykata e Lezhës e kishte dënuar Vejsiun me gjashtë vite burg, që i konvertoheshin më pas në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, me një vendim të dytë është ndërprerë vuajtja e dënimit në burg.
Endrit Vejsiu, deri më sot, vuante dënimin në burgun 313 në Tiranë.