Rama me shallvare në Bruksel, Mustafa Nano e thotë “troç”: Mua më duket si i sëmurë, të betohem!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 01:04

Teksa Shqipëria prej vitesh përballet me varfërinë, papunësinë, korrupsionin dhe gjendjen e rënduar sociale, kryeministri ynë Edi Rama ka gjëra të tjera primare për të "impresionuar" europianët, si përshembull me veshjen e tij karakteristike, që shpesh kushton sa "qimet e kokës".

Së fundmi, veshja e Ramës në Bruksel tërhoqi vëmendjen të pranishmëve në mbledhjen e Këshillit Europian, gjë e cila u cek edhe nga gazetarja Erisa Zyka.

Gazetarja u shpreh në emisionin opinion në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Brukseli, se europianët ishin impresionuar nga veshja e Ramës.

Ajo tha:

Dhe një gjë të vogël sa për humor. Mua dje më thanë se ishin shumë të impresionuar nga veshja e kryeministrit tonë i cili… Për ne nuk ishte lajm por këtu është lajm…

Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga analisti Mustafa Nano, i cili teksa komentoi veshjen e kryeministrit u shpreh se i duket si "i sëmurë".

Replikat në emision:

Blendi Fevziu: Ka pasur një ide që mund t’i gënjesh europianët dhe e hanë ata

Mustafa Nano: Ky është një ves i udhëheqësve hileqarë ballkanikë, që krijojnë probleme në vend dhe përpiqen t’i fshehin dhe bëjnë kështu… vishen me poture dhe shkojnë të shesin një imazh tjetër.

Blendi Fevziu: Po bukur është veshur aty

Mustafa Nano: Po ça bukur...

Blendi Fevziu: E mo bukur është veshur, nxirre edhe një herë.

Mustafa Nano: Mua më duket i sëmurë të betohem!

Blendi Fevziu: Pse?

Mustafa Nano: Po insiston tek ato poturet…

Blendi Fevziu: Të duket i sëmurë këtu?

Mustafa Nano: Dëgjo Fevzo, për mua fashion në politikë lëviz aq ngadalë, sa në 100 vjet, si është veshur Ismail Qemali vishet edhe Donald Trump. Dhe nuk do të dalë tani një nga Tirana dhe të ndryshojë fashion në politikë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit