Gazetari italian e merr për të shpëtuar 11-vjeçarin, ambasadori shqiptar i mbyll telefonin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 00:04

Një histori e tepër e dhimbshme është publikuar mbrëmjen e djeshme (17 tetor) në emisionin investigativ "Le Iene" në Itali, ku një baba shqiptar kërkon djalin e tij 11-vjeçar, të cilin e ëma e ka marrë me vete në Siri para 5 vitesh.

Fatkeqësisht nëna e vogëlushit të quajtur Alvin Berisha ka humbur jetën gjatë bombardimeve, pasi u bë pjesë e ISIS, ndërsa babai i tij po tenton me çdo lloj mënyre për ta risjellë në Itali, ku dhe banon.

Falë emisionit "Le Iene" u mundësua gjetja e të miturit. Vogëlushi Alvin ndodhet në një kamp për të burgosurit kurdë, që cilësohen terroristë nga autoritetet turke dhe siriane.

Stafi i emisionit bëri të mundur që babai të takohej e ta përqafonte djalin e tij për herë të parë pas kaq shumë kohësh.

Mirëpo këtu nisin problemet, pasi e vetmja mënyrë që babai të rimarrë djalin e tij nga kampi është prezenca e një diplomati shqiptar.

Gazetari i "Le Iene" telefonoi ambasadorin shqiptar në Turqi, Genti Gazheli, i cili fillimisht premtoi se do të bënte të pamundurën për ta ribashkuar Alvinin me babain e tij, por më pas mbylli telefonin në mënyrë të papritur dhe askush s'u përgjigj më.

Një veprim i papërgjegjshëm por edhe i pajustifikueshëm ky i trupës diplomatike shqiptare në Turqi, e cila në vend që të garantojë mirëqenien dhe sigurinë e shtetasve të saj që jetojnë jashtë trojeve të Shqipërisë, duke i ndihmuar në çdo lloj problemi që ata mund të hasin, mbyllin edhe telefonin edhe kur bëhet fjalë për një të mitur vetëm 11-vjeç.

Në këtë rast, detyrën e shtetit e ka bërë emisioni investigativ, që jo vetëm i "çorri maskën" ambasadorit Gazheli, por bëri gjithçka është e mundur që babai dhe i biri të ribashkohen.

Është për të ardhur keq, që shteti dhe trupa diplomatike janë kaq të pafuqishëm sa të shpëtojnë një fëmijë të pafajshëm 11-vjeçar.

Shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë në Itali, të prekur nga kjo histori e dhimbshme, kanë shkruar në redaksinë e JOQ Albania, ku bëjnë apel që shteti të ndërhyjë për këtë rast dhe të mundësojë ribashkimin e Alvinit të vogël me babain e tij.

Videon e plotë të emisionit mund ta shihni këtu: https://www.iene.mediaset.it/2019/news/siria-alvin-vivo-padre_544609.shtml?fbclid=IwAR2fZcuUUVX8yk7N2TCE7J7iA6zBo7zsoNvcnUFgbep5SJl2zuWZ5XQ0jmY

Burimi: Mediaset|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit