Ikona e gazetarisë sportive shqiptare thumbon keq Shakohoxhën: Njoh një komentator që bërtet kot!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.10.2019, 20:56

Një nga gazetarët dhe komentatorët më të vjetër dhe më të spikatur sportiv në vend, Ahmet Shqarri, ka komentuar gazetarinë sportive në ditët e sotme, duke bërë kritika të forta.

I ftuar në emisionin "Vizioni i Pasdites", Shqarri nuk hezitoi të thumbojë Dritan Shakohoxhën, megjithëse nuk i përmendi emrin, duke e konsideruar si "një komentator që bërtet kot".

Më tej ai tregoi se sot nuk ekziston më gazetaria e mirëfilltë sportive në vend, dhe ata që e ushtrojnë këtë profesion sipas tij, mund të jenë me diploma false.

I pyetur nëse ai i njeh komentatorët e futbollit sot, Shqarri u përgjigj:

Jo nuk i njoh, njoh njërin që bërtet kot. Nuk kam një emër, pse të them më vjen keq. Unë isha i vetmi në kohën time, por sot rrezik që nuk ka as fakultete dhe mund të jenë me diploma false."

Kujtojmë se Shqarri ka punuar si komentator sportiv në emisionin radiofonik të famshëm për sportdashësit shqiptarë dhe më gjerë, "Nga një ndeshje në tjetrën".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit