JOQ Albania
Home

Milioneri thyen rekord/ 5 muaj në lidhje me një vajzë: Tani le të grabisim bankën bashkë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/10/2019 18:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milioneri don zhuan Philipp Plein sapo ka thyer një rekord të ri. Stilisti i njohur gjerman duket se ka marrë shumë seriozisht lidhjen më të fundit me Lucia Bartolin, me të cilën u bë plot 5 muaj i lidhur.

Në përmujorin e tyre të 5-të, dizenjuesi gjerman i ka dedikuar një postim në Instagram modeles bukuroshe. Ai thotë se kurrë nuk ka pasur asnjë zënkë dhe se ajo është përherë e buzëqeshur.

41-vjeçari shprehet në postimin e tij:

5 muaj bashkë. Çdo ditë bashkë dhe kurrë nuk kemi pasur një zënkë apo argument. Ti je gjithmonë e buzëqeshur, që nga moment kur zgjohemi. Më mund katër herë kur luajmë shah. Je bërë mikja ime më e mirë dhe partnerja në krim. Le të grabisim bankën bashkë dhe të bëjmë histori!”