JOQ Albania
Home

Plasin vjedhjet e ‘bishave’ në Shqipëri/ Pas CLS vidhet Range Roveri luksoz, pronari: Ofroj shpërblim të majmë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17/10/2019 15:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme në zonën e Plepave në Durrës u raportua e vjedhur një makinë tip "Benz CLS", që falë ndihmesës së ndjekësve të JOQ Albania u bë i mundur lokalizimi në kohë rekord.

Një tjetër rast është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania dhe këtë radhë bëhet fjalë për një tjetër automjet luksoz tip "Range Rover" ngjyrë të zezë.

Pronari i mjetit ka shkruar se vjedhja është kryer mëngjesin e sotëm dhe se ofron shpërblim të majmë për këdo që e ka parë.

Hajdutët e automjeteve, shpeshherë i përdorin këto të fundit për qëllime të këqija. Shpeshherë policia rezulton të dështojë në gjetjen e këtyre automjeteve pasi i ndërrohen targat dhe modifikohen.