Lionel Mesi tërhoqi mbrëmjen e djeshme trofeun individual, “Këpuca e Artë”, të cilin e fitoi sezonin e kaluar. Argjentinasi shënoi 36 gola dhe la në vendin e dytë Mbappenë me 33 gola.
Gjatë ceremonisë ka ndodhur edhe një episod mjaft interesant dhe që ka shkaktuar goxha polemika. Dy djemtë e tij, Tiago dhe Mateo, filluan të grindeshin se kush do e mbante në duar trofeun e babait.
Si fillim Mesi ia dha trofeun Tiagos, por Mateo u mërzit dhe ia rrëmbeu nga duart. Ky moment ka shkaktuar të qeshura në sallë.
kujtojmë që Messi e ka theksuar disa herë se Mateo është fëmija më i zhurmshëm dhe në shumë raste del kundër tij dhe vëllait të madh.