JOQ Albania
Home

Humbi gjysmën e trupit në një shpërthim, burri bën transplant të organit gjenital: Kam sërish shpresë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/10/2019 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një veteran i ushtrisë amerikane, i cili humbi gjysmën e trupi në një shpërthim, së fundmi ka ‘fituar’ diçka që e donte prej kohësh.

Në vitin 2010, mjeku i Marinës amerikane ishte duke u kujdesur për të lënduarit që ranë pre e nje kurthi të ngritur nga Talebanët në Afganistan kur shkeli një bombë.

Si pasojë e shpërthimit, Ray humbi të dyja këmbët, organet gjenitale dhe një pjesë të murit abdominal. Pasi u rikuperua nga plagët e marra, atij iu vunë proteza për të ecur.

Gjithsesi, vetëm në vitin 2018, kur arriti tek të 30-at, ai iu nënshtrua një operacioni për të kryer një transplant të organeve intime.

Ky rast ishte i pesti që bëhej në spitalin John Hopkins në Baltimore.

Duke folur për herë të parë që nga kryerja e transplantit, Ray tha se zëvendësimi i dha shpresë në një moment kur nuk e priste.

Ai u shpreh:

Operacioni më dha një mundësi që t’i shuaja në një farë mënyre zërat brenda meje që më bënin të ndihesha i ndryshëm nga gjithë të tjerët. Është një nga ato lëndime që të stresojnë kur e mendon. Të bën të thuash, ‘Pse duhet të vazhdoj?’ Kjo ishte diçka që do më bënte shumë mirë. Mund të isha sërish normal. Nuk pendohem fare. Ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë.”

Organi gjenital u mor nga një pacient të cilit i kishte ndaluar së funksionuari truri dhe u deshën 25 kirurgë dhe 14 orë operim që të lidheshin të gjithë nervat, venat e arteriet  e nevojshme për ‘lidhjen’ e organit me trupin.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania