Antonio Konte është një trajner që gjithmonë merr maksimumin nga futbollistët e tij. Humbja ndaj Juventusit në kampionat, ka bërë që te Interi të risin akoma më shumë intesitetin e përgatitjeve.
Aktualisht, Konte është fokusuar 100% tek përgatitjet për sfidën ndaj Sasuolos në kampionat që zikaltërit do të zhvillojnë ditën e diel në orën 12:30.
Së fundmi, një video e postuar nga faqja zyrtare e Inteti është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.
Aty shihet se pavarësisht rrebeshit të shiut, futbollistët nuk janë ndalur, teksa vijojnë përgatitjet.
Në video shihet edhe trajneri Konte, i cili iu kërkon futbollistëve të japin maksimumin, duke i motivuar vazhdimisht.