Turqia rrezikon përjashtimin, ja si Shqipëria mund të kualifikohet në Europian

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16.10.2019, 13:22

Ka pak gjasa të ndodhë, për të mos thënë nuk ka fare nëse nuk do të ketë një përshkallëzim të situatës në ndeshjet e ardhshme të kombëtares turke. Por nëse do të ketë një përjashtim të kombëtares turke nga UEFA për përhapjen e mesazheve politike gjatë festës së golave kundër Shqipërisë dhe Francës, atëherë Islandës dhe Shqipërisë do t’i rikthehej ëndrra e një kualifikimi të mundshëm në finalet e Europianit të verës së ardhshme.

Në rast se do të kemi një skenar fatal të Komisionit të Disiplinës në UEFA për rastin e Turqisë, atëherë pas Francës, e cila mund të quhet e kualifikuar në “Euro 2020”, Islanda dhe Shqipëria do të luftonin për vendin e dytë që pret biletën për turneun. Aktualisht, në vend të tretë në Grupin H renditen nordikët, të cilët kanë grumbulluar 15 pikë pas 8 ndeshjeve, tri më shumë se Shqipëria, shkruan "Panorama Sport".

Kuqezinjtë e Rejas duhet të shpresonin në këtë skenar që të fitonin dy ndeshjet e mbetura, kundër Andorrës dhe Francës, të cilat do t’i luajnë të dyja në shtëpi dhe të bëjnë tifo që Moldavia të bëjë surprizën kundër Islandës në ndeshjen e fundit, sepse më 14 nëntor Islanda presupozohej të luante kundër Turqisë në transfertë.

Fati i kuqezinjve është se nuk i kanë marrë asnjë pikë Turqisë në dy ndeshje, ndërkohë që Islanda i ka mundur ata 2-1 në shtëpi dhe natyrisht që këto pikë do zeroheshin. Gjithsesi, i gjithi ky është një skenar hipotetik, për sa kohë Komisioni i Disiplinës në UEFA nuk ka dhënë vendimin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit