Skandal në urbanin e “Tiranës së Re”/ I moshuari prek në zonat intime të miturën, ajo e frikësuar nuk bën zë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.10.2019, 12:21

Nuk është hera e parë që në urbanet e Tiranës ndodhin skena të tilla. Ditën e djeshme në urbanin e "Tiranës së Re" një i moshuar ka ngacmuar seksualisht me lëvizje të turpshme një vajzë të mitur.

Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, shihet sesi një i moshuar ngacmon seksualisht vajzën e mitur duke e prekur atë në zonat intime. E mitura qëndron në këmbë dhe nuk bën dot asnjë lëvizje pasi urbani është plot.

Sipas qytetares, një vajzë e cila po e shihte të gjithë skenën i thotë të miturës që të lëvizë dhe të mos rrijë më ashtu duke e shpëtuar nga ngacmimi i rëndomtë dhe i turpshëm i të moshuarit.

Qytetarja që ka filmuar këtë rast ka shprehur shqetësimin e saj për situata të tilla që ndodhin pothuajse përditë në urbane.

Qytetarja shkruan:

Pershendetje JOQ! Teksa kisha hipur tek urbani i Tiranes se re , kishte plot njerez dhe ishin ngjeshur me njeri tjetrin . Por dicka qe me beri pershtypje dhe qe e kisha perballe syve te mi , ishte rasti i nje burri te moshuar rreth 75 vjec i cili po ngacmonte nje vajze te mitur. Nje goce qe ishte ulur dhe qe e shikonte kete veprim i ka thene vajzes se mitur qe leviz mos rri ashtu. Abuzimi me te miturat , te cilat jane qenie te pafajshme dhe te pambrojtura dhe qe ngacmohen nga burra manjake."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit