Nisin hetimet për kombëtaren turke, edhe Shqipëria me sy e veshë nga vendimi

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15.10.2019, 21:25

UEFA nis të lëvizë dhe së fundmi ka njoftuar se ka nisur hetimet në lidhje me përshëndetjen ushtarake që lojtarët e Turqisë, bënë pas golave të shënuar ndaj Shqipërisë dhe Francës.

Festa e lojtarëve turq ka shkaktuar shumë polemika, pasi ata mbështesin hapur sulmet e Turqisë në Sirinë e Veriut.

Së fundmi, UEFA bën me dije se një Inspektor nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, është ngarkuar me detyrën për të nisur hetimet disiplinore, në lidhje me një sjellje të mundshme politike dhe provokative, nga lojtarët turq, në ndeshjet ndaj Shqipërisë më 11 tetor, dhe Francës më 4 tetor.

UEFA shkruan se më tepër informacion, në lidhje me vijueshmërinë e këtij hetimi do të ketë një moment të dytë. Turqia rrezikon një gjobë të majme, ose edhe një masë ekstreme si përjashtimi, por gjithsesi, fjalën e fundit do ta thonë komisionet e UEFA-s.

Nga gjithë kjo situatë mund të përtojë Shqipëria. Jo për festimin ushtarak të lojtarëve turq në ndeshjen ndaj nesh, sepse në këtë rast masa është vetëm disiplinore nga organet që drejtojnë futbollin. UEFA mund ta përjashtojë Turqinë nga aktivitetet e saj, nëse Erdogan nuk tërhiqet nga sulmet në territorin kurd në Siri.

Është një situatë e ngjashme me atë të ish-Jugosllavisë në vitin 1992, kur ajo, pikërisht për shkak të sulmeve në Bosnjë, u përjashtua nga Europiani dhe vendin e saj e zuri Danimarka. Në këto kushte, kuqezinjtë kanë një arsye më shumë për të luftuar fort për vendin e tretë në Grupin H.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit