JOQ Albania
Home

Harrojeni “Fast & Furious”, ambulanca dhuron spektakël me manovrat e parakalimit në autostradën Tiranë-Elbasan
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15/10/2019 20:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Shqipëri kemi parë mjaft skena të ndryshme në rrugë, ku drejtues makinash provojnë të dhurojnë "show" me shpejtësi apo me parakalime.

Shpesh herë të tilla "aventura" përbëjnë një rrezik jo vetëm për drejtuesit e automjeteve që tentojnë të shpalosin aftësitë e tyre në rrugë, por edhe për shoferët e tjerë dhe qytetarët.

Së fundmi, një skenë e pazakontë është filmuar ditën e djeshme autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të tunelit, ku një ambulancë kryen disa manovra spektakolare parakalimi, të cilat mund të krahasohen edhe me skenat e serisë së filmave "Fast & Furious".

Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ambulanca parakalon dy mjete në rrugën me dy korsi, duke rrezikuar seriozisht shkaktimin e ndonjë aksidenti të mundshëm.

Para ambulancës ndodhen dy automjete, njëri prej të cilëve parakalon kamionin që ndodhet përpara.

Mirëpo ambulanca ka parakaluar jo vetëm kamionin por edhe automjetin tjetër në të njëjtën kohë. Por siç shihet dhe në video, amblanca për pak sa nuk ka dalë nga rruga, por në fund ja del t’i parakalojë të dy mjetet, por rrezikoi të përplaset me makinën që po vinte nga korsia tjetër.