JOQ Albania
Home

Dhjetë familje e refuzuan, çifti gay birësojnë vogëlushen që lindi me HIV
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/10/2019 13:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift gay kanë treguar për afeksionin e menjëhershëm që ndjenë për një vajzë të vogël me virusin HIV që ata kanë adoptuar.

Duke qenë se ka lindur me HIV, vogëlushja ishte refuzuar nga 10 familje.

Damian Pighin dhe Ariel Vijarra ishin çifti i parë i së njëjtës gjini që u martuan në Santa Fe, Argjentinë dhe në vitin 2011 vendosën që të zgjeronin familjen.

Dyshja prej vitesh tentinun që të adoptonin fëmijë, po pa rezultat, derisa një ditë në vitin 2014 morën në telefonatë për një vajzë të porsalindur që kishte dalë për adoptim.

Vajza, e cila ka lindur me HIV, ishte 28-ditëshe kur Damiani dhe Arieli morën vesh se 10 familje të tjera e kishin refuzuar.

Gjithsesi, ata nuk hezituan fare që ta bënin pjesë të familjes.

Ariel u shpreh për mediat:

Sapo e pashë, e ndjeva që do të ishte pjesë e jetës sime. Lidhja ishte e menjëhershme. Ne e mbajtëm në krahë dhe i dhamë një biberon ndërsa ajo na shihte në sy duke mos qarë fare."

Vogëlushes iu vu emri Olivia dhe mjekët thonë se është përgjigjur shumë mirë ndaj trajtimeve mjekësore. Disa vite më vonë, familja morën lajmin e mirë se analizat tregonin që nuk kishte më shënja të virusit tek Olivia.

Damian dhe Ariel kanë adoptuar edhe një vajzë tjetër në vitin 2015.

Edhe pse ende nuk ka një kurë për HIV-in, medikamentet e disponueshme e reduktojnë në mënyrë shumë domethënëse sasinë e virusit në trup.

Kjo bën që virusi të jetë pothuajse i padallueshëm në gjak.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania