Kosova vijon të mahnisë me paraqitjet e saj.
"Dardanë" kanë mundur të shënojnë dy gola në episodin e parë të sfidës kundër Malit të Zi, që po luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020.
Një lojë e shkëlqyer nga të besuarit e Bernard Challandes, të cilët kanë dominuar jo vetëm me rezultat, por edhe me lojën e demonstruar në fushën e blertë.
Armir Rrahmani kaloi në epërsi Kombëtaren Kosovare që në minutën e 10-të të ndeshjes, teksa dërgoi topin në rrjetë, pas një krosimi nga goditja e këndit.
Goli i dytë u shënua nga Vedat Muriqi pas një aksioi të befasishëm të kosovarëve, duke gjetur të papërgatitur mbrotjen malazeze.