Ekspertja e seksit jep 7 këshilla të vlefshme për çiftet: Ja si të keni një raport intim sa më të shëndetshëm

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.10.2019, 21:32

Marrëdhëniet në çift janë gjithmonë në ndryshim të vazhdueshëm për shkak të disa faktorëve.

Thuhet se raportet në çift sa vijnë e ndërlikohen pas disa vitesh lidhje, por ka mënyra që mund t'i ruani balancat e mund të keni një jetë të përsosur në aspektin sentimental.

Lidhur me këtë temë, ka folur edhe gazetarja Zhaklin Lekatari, e cila njihet për kujdesin që i kushton temave të tilla, të cilat vijojnë ende të jenë tabu në vendin tonë.

E ftuar në emisionin "Rudina" në Tv Klan, ekspertja e seksit ka folur për marrëdhëniet në çift.

Ajo ka dhënë 7 këshilla që çiftet të kenë një jetë seksuale sa më të shëndetshme.

A flisni me njëri-tjetrin për marrëdhëniet intime dhe sa të lehtë e keni për të hapur një bisedë të tillë mes jush?

Zhaklin Lekatari: Mendoj që çiftet sot nuk flasin shumë me njëri-tjetrin edhe kur janë të rinj edhe kur janë të vjetër. Është shumë e rëndësishme që mos ta humbasim atë kontaktin fillestar që një çift ka pasur në fillimet e tyre në marrëdhëniet e tyre. Mund të rikthehemi dhe të rikujtojmë ato hapat e parë, dhuratat e para, takimet e para.

A i keni marrëdhëniet seksuale një prioritet në jetën tuaj në çift?

Zhaklin Lekatari: Është shumë e rëndësishme që t’i kemi prioritet marrëdhëniet tona intime apo seksuale. Marrëdhënia intime është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë.

Si mendoni se do të ndryshojë marrëdhënia juaj seksuale gjatë jetës dhe a jeni të përgatitur ta mbroni atë ndaj çdo ngjarjeje në jetën tuaj përgjatë viteve?

Zhaklin Lekatari: Në këtë rast rëndësi kanë të dyja gjinitë. Nevojë për dashuri, për pasion për përkëdhelje për fjalë të ëmbla kanë të dyja palët. Gratë nuk duhet të presin patjetër që iniciatori të jetë gjithmonë vetëm burri. Të marrin atë që duan nga partneri i tyre.

Si e mbani gjallë interesin seksual me kalimin e viteve?

Zhaklin Lekatari: Vetëm komunikimi është çelësi i suksesit të një jete të shëndetshme edhe emocionale por edhe seksuale. Duhet të mësojmë të mos kemi turp. Shëndeti seksual është një pjesë shumë e rëndësishme e shëndetit të përgjithshëm.

A ziheni me partnerin/partneren për çështjen e seksit dhe si t’i menaxhoni sa mirë këto situata?

Zhaklin Lekatari: Është një temë mbi të cilën heshtet shumë. Në rastin kur bashkëshorti do të ketë më shumë marrëdhënie dhe ti je lodhur dhe do të kesh më pak marrëdhënie, mendoj që këtu duhet gjetur një terren i përbashkët. Nëse bashkëshorti do 4 herë dhe gruaja 1 herë, atëherë të bëhet 2 herë që të jenë të gjithë të lumtur.

Si e ushqeni ju marrëdhënien tuaj individuale me seksualitetin?

Zhaklin Lekatari: Disa veprime të caktuara që ju dëshironi të kryeni në marrëdhënien tuaj intime, nuk janë për të gjitha gratë. Sepse jo të gjitha gratë pranojnë veten, pranojnë trupin e tyre, shkruan "tv klan". Pranimi i vetes, njohja e trupit tënd është shumë e rëndësishme që t’i evidentojmë.

Për të sapomartuarit, cilat janë pritshmëritë tuaja gjatë muajit të mjaltit?

Zhaklin Lekatari: Mendoj që janë shumë të larta, megjithëse varet nga koha kur je martuar. Sepse nëse je një marrëdhënie prej shumë vitesh dhe martohesh pas një dekade, atëherë besoj që ka filluar pak ajo apatia. Muaji i mjaltit, lidhja e një jete bashkë, besimet e shkëmbyera, është një mënyrë shumë e re nëse jemi një çift afatgjatë për t’i dhënë ajër marrëdhënies tonë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit