Kosova do të përballet sonte në mbrëmje në orën 20:45 me Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020".
Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, pasi është bërë me dije se të gjitha biletat janë shitur në një kohë rekord.
Në përkrahje të Malit të Zi, pritet të jenë rreth 300 tifozë, të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës për të përkrahur kombëtaren e tyre.
Megjithatë në stadium nuk do të ketë vetëm tifozë nga këto dy shtete, pasi sipas mediave kosovare të pranishëm në stadium do të ketë edhe tifozë serbë, të cilët sigurisht do të qëndrojnë në sektorin e miqve.
Për të shmangur problemet gjatë ndeshjes, Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë masa të larta sigurie, për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.