Vazhdon presioni i policisë së shtetit ndaj banoreve të Astirit. Për të disatën ditë radhazi dhjetëra automjete policie kanë zbarkuar në Unazën e Re, 30 minuta para se banorët të nisin me qëndresën e tyre kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre.
Në gatishmëri janë forcat "Shqiponja" dhe agjentë civilë të policisë, përveç forcave të dërguara nga komisariati 6 që mbulon zonën.
Por pavarësisht presionit të policisë, sërish banorët e zonës nuk ndalen dhe janë shprehur se do vijojnë me protestat kundër projekti të Unazës së Re që sipas tyre është korruptiv.