Surpriza në formacion e Edi Rejës, fut titullar sonte ndaj Moldavisë lojtarin e Partizanit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.10.2019, 15:02

Trajneri i Kombëtares shqiptare do patjetër fitoren sonte në transfertë ndaj Moldavisë, ndërsa ka përgatitur edhe formacionin me të cilin do luajë.

“Panorama Sport” zbulon se në mbrojtje nuk ndryshon asgjë nga formacioni i ndeshjet me Turqinë, teksa do të luhet sërish me tre, pikërisht Ismajlin, Dermakun dhe Gjimshitin.

Nga krahun e djathtë do të jetë sërish Veseli, me Roshin që do ta nisë nga stoli. Ndryshimi i vetëm është në mesfushë, aty ku Reja ka ulur në stol kapitenin Memushaj për t’i bërë vend Abrashit, ndërsa në krahun e majtë është edhe risia më e madhe. Trajneri nuk ka preferuar Lenjanin, por Lorenc Trashin e Partizanit.

Për majtoshin nga Gramshi kjo do të jetë ndeshja e tij e parë si titullar me fanellën kuqezi. Ndërkohë, edhe sulmi mbetet i njëjtë me dyshen Manaj-Cikalleshi, me Rejën që mendon se është gjetur stabilitet.

Trajneri ka falur rastet e humbura në Turqi, duke i dhënë një tjetër shans Manajt, ndërsa kështu ka vepruar edhe me Strakoshën, edhe pse për portën gjithçka mbetet e hapur deri në momentet e fundit.

Italiani është i dyzuar për të rikthyer Berishën titullar apo për të mos demoralizuar Strakoshën, që vjen pas një gabimi. Edhe Marash Kumbulla që mendohej titullar në mbrojtje, do ta nisë nga stoli, por në pjesën e dytë me siguri do të marrë minuta.

Formacioni:

Strakosha

Ismajli Dermaku Gjimshiti

Veseli Gjasula Abrashi Bare Trashi

Manaj Cikalleshi

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit