JOQ Albania
Home

Shkencëtarët japin lajmin e mirë: Ja për sa vite është gati vaksina për kancerin e gjirit, mund ta parandalojë sëmundjen
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/10/2019 15:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vaksinë e zhvilluar për të parandaluar kancerin e vezoreve dhe të gjirit mund të jetë në dispozicion në 10 vitet e ardhshme.

Të paktën kështu kanë deklaruar disa studiues nga SHBA-të.

Shkencëtarët tek klinika Mayo në Jacksonville, Florida thonë që vaksina jo vetëm që ndalon rishfaqjen e këtij kanceri, por edhe mund ta parandalojë tërësisht.

Vaksina, për të cilën aktualisht janë duke u kryer teste, thuhet se që tani ka arritur që të zhdukë qelizat e kancerit nga një paciente me tumor në gji.

Një nga mjeket që po merret me këtë eksperiment Keith L. Knutson u shpreh për Forbes se duke qenë se kërkimet po bëhen në fazat e para, kjo do të kërkojë të paktën 3 vite përpara se të fillojë faza tjetër e testimit.

Pas kësaj vaksina mund të jetë e disponueshme në numra të mëdhenj për pacientët.

Knutson shpjegoi:

Është e arsyeshme të themi se mund të kemi një vaksinë gati brenda 10 viteve dhe mund të jetë e disponueshme për pacientët për t’u blerë në farmaci apo për t’u marrë në spitale."

Sipas shkencëtarëve, deri më tani dihet që vaksina është e sigurt dhe se stimulon sistemin imunitar. Dihet gjithashtu që, deri më tani, ka pasur një impakt pozitiv në kancerin e vezoreve dhe gjirit

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania