Dy adoleshentë kanë ndërruar jetë tragjikisht në SHBA pas një aksidenti të rëndë.
Një prej adoleshentëve që humbi jetën raportohet të jetë një shtetas shqiptaro-amerikan, 17-vjeçari Altin Nezaj.
Sa i përket adoleshentit tjetër, ai është identifikuar si Saniha Cekic, 15-vjeçar.
Në aksident u përfshi një automjet tip Porsche dhe një Volkswagen Jetta. Dy adoleshentët brenda Porsche-s, Nezaj dhe Cekic ndërruan jetë në spital.
Sipas mediave, pas përplasjes, Porsche ku udhëtonte i riu Nezaj ra nga një mbikalim në Route 304 duke u përmbysur në shinat e trenit. Pasi përfundoi në shinat e trenit, automjeti u përfshi nga flakët.
Shoferi i Porsche-s u transferua me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi i Jetta-s nuk kishte pësuar lëndime.
Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës që do të mbajë sonte zi, duke ndezur qirinj në kujtim të tij.
Burimi:abc News|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania