Shqipëria sfidon sonte Moldavinë/ Reja ul në stol Strakoshën, ja si do jetë formacioni

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.10.2019, 09:29

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sonte sërish në fushë, teksa në orën 20:45 do sfidojë në transfertë Moldavinë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit "Euro 2020".

Pas humbjes dramatike në minutat e fundit ndaj Turqisë, kuqezinjtë do synojnë të rikthehen te fitorja sonte, pasi edhe kundërshtari është i lehtë në letër.

"Panorama Sport" raporton se trajneri, Edi Reja do të bëjë disa ndryshime në formacion, duke nisur që na porta. Ai do ia besojë katërkendëshin Etrit Berishës, duke ulur në stol Thomas Strakoshën.

Nuk dihet nëse për Strakoshën peshon gabimi në Turqi, apo ka qenë një zgjedhje e Rejas pa nisur mirë grumbullimi për këto dy ndeshje. Të dy janë portierë të shkëlqyer dhe për të mos e demoralizuar Etritin, por edhe sepse Strakosha gaboi, duket se është e drejtë që në portë të jetë 30-vjeçari që luan te SPAL-i.

MBROJTJA

Edhe në këtë repart pritet të ketë ndryshime të rëndësishme. Veseli ia ka lënë vendin Roshit. Qartazi Reja kërkon ta fitojë doemos ndeshjen me Moldavinë, ndërkohë që kjo e fundit 4 ditë më parë humbi me Andorrën. Por risia më e madhe mund të jetë Marash Kumbulla. 19- vjeçari që po shkëlqen me Veronën mund të zërë vendin e Dermakut. Nga stërvitja e djeshme u duk se do të ishte Gjimshiti në stol, por trajneri ka ndryshuar mendje pas seancës së fundit, duke i dhënë hapësirë mbrojtësit shkodran, që pritet të debutojë me kuqezinjtë.

MESFUSHA

Ndryshime edhe në mesfushë. Jo vetëm sepse Roshi pritet ta nisë si titullar, por edhe sepse Memushaj mund t’ia lërë vendin Abrashit. Vlonjati u pa i sforcuar kundër Turqisë dhe Reja po mendon që t’i japë pak frymëmarrje. Rrjedhimisht, pritet që edhe shiriti i kapitenit të ndryshojë “padron”, pasi tani sipas rregullit të numrit të ndeshjeve, pritet ta mbajë Etrit Berisha (57).

SULMI

Reja pritet t’i besojë sërish dyshes Cikalleshi-Manaj. Lushnjari shpërdoroi shumë kundër Turqisë, por Moldavia mund të jetë ndeshja e tij. Cikalleshi ndërkaq ka pasur probleme me gjurin që pas takimit me Turqinë, por nuk rrezikon dhe pritet ta nisë si titullar sot. Në pjesën e dytë mund të ketë vend në formacion edhe për Seferin, Selahin, apo Mihajn.

KAPITENI

Stafeta e ndërrimit të shiritit pritet të vijojë edhe sot te kuqezinjtë. Etrit Berisha parashikohet të jetë kapiten i Kombëtares, pasi Mavraj dhe Hysaj janë të dëmtuar dhe Memushaj mund ta nisë nga stoli.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit