Apartament mbi rrota, familja me 8 anëtarë shpenzojnë 1.5 milionë paund për të udhëtuar në luks

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14.10.2019, 09:33

Kujt nuk do t'i pëlqente që të udhëtonte me stil dhe të mos i mungonte asgjë nga shtëpia.

Një familje me 8 anëtarë kanë shpenzuar 1.5 milionë paund për të krijuar një apartament luksoz mbi rrota ku nuk u mungon asgjë. 'Bisha' mbi rrota e cila ka kushtuar 1.5 milionë paund, është ndërtuar nga kompania australiane SLRV Expedition Vehicles.

Familja me 8 anëtarë donin të udhëtonin në luks dhe kështu i treguan kompanisë se cilat ishin planet e tyre për 'apartamentin' lëvizës.

Kështu, skuadrës së drejtuar nga Warwick Boswerger iu desh të përballej me një sfidë të vërtetë për të krijuar diçka kaq të avancuar teknikisht, por ia dolën më sukses ta çonin deri në fund.

Siç duket edhe nga pamjet, ky 'apartament' mbi rrota vjen i pajisur me një makinë larëse, 10 krevatë, një kuzhinë ku nuk mungon asgjë, dhomë ndenjeje, ngrënieje dhe një banjo.

Familja në fjalë donte të vizitonte vende ku ishte vështirë të shkohej, por në të njëjtën kohë donin që të kishin gjithçka që mund t'u nevojitej edhe në mes të asgjësë.

Rezultati? Një shtëpi 'gjigante' mbi rrota.

Sa i përket energjisë elektrike, sipas Warwick, automjeti është i pajisur me një sistem unik baterie që ngarkohet ndërsa kamioni ecën nëpër rrugë. Veç kësaj ai është i pajisur edhe me një panel diellor që është i vendosur në çati.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit