“Nuk ta kemi borxh! Gjeji vend atij gishti zoti Ambasador!”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.10.2019, 07:54

Gjesti i turpshëm dhe i pahijshëm i ambasadorit të OSBE, Berndt Borschardt, i cili i ngriti gishtin e mesit protestuesve të cilët ishin para Drejtorisë së Policisë ka sjellë reagimin e shumë personazheve publikë.

Për këtë sjellje aspak etike ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook Manjani shprehet se shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh ambasadorit që të shohin ofendimet e tij dhe se gishti i ngritur shpreh nivelin ordiner të një njeriu me vlera të lodhura, që nuk mund të mbrojë por duhet të ndëshkohet nga Konventa e Vienës.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Gjeji vend atij gishti zoti Ambasador!

Këtë fyerje nuk ta kishim borxh. As ndonjë kusur nuk të kërkoi njeri!

Të qenit diplomat nuk të jep të drejtë të fyesh askënd në shtetin ku shërben!

Ai gisht i ngritur, në fakt shpreh nivelin ordiner të një njeriu me nerva të lodhura, që nuk mund ta mbrojë por duhet ta ndëshkojë Konventa e Vienës.

Ai gisht në fakt shpreh krizën spektakolare që ka drejtimi i OSBE, drejtim i cili do ti besohet qeverisë më antidemokratike të vendeve anëtare të OSBE. Qeverisë që dhunon egërsisht qytetarët e saj dhe liritë Kushtetuese.

Ai gisht në fakt është një akt i pastër sinqeriteti, sepse tregon se sa i paanshëm është diplomati që medemek kujdeset për demokracinë, zgjedhjet, sigurinë e bashkëpunimin!

Pika i rëntë atyre që besojnë se ky gisht përpjetë do ndihmojë reformën zgjedhore!

Çfarë arroganti!

Kjo është e turpshme! Një akt i pastër rrugaçërie nga një përfaqësues me imunitet diplomatik!

Zhgënjim i madh që diplomacia Gjermane të përfaqësohet me një person të tillë!

Turp! Turp!Turp! Shame on you!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit