Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ka bërë një gjest të ulët ndaj banorëve të "Unazës së Re".
Ndonëse ka një zonjë krah tij, kjo s'e ka ndalur Borchardt që t'iu drejtojë gishtin e mesit protestuesve, duke shprehur në rradhë të parë mungesë respekti ndaj asaj që e shoqëron.
Një nga protestueset tha për mediat se ky gjest u bë pasi një prej banorëve të "Unazës së Re" brohoriti duke thënë: "Rama Ik".
Me ngritjen e gishtit të mesit lart, ambasadori i OSBE-së ka fyer rëndë dhjetra gra që kërkojnë lirimin nga qelitë të djemve dhe burrave të tyre përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë.
Një prej qytetareve u shpreh për mediat:
Me ka bërë përshtypje dicka sonte përpara Drejtorisë së Policisë ku kemi ardhur të mbështesim protestuesit e arrestuar pa të drejtë. Por diçka më ka bërë përshtyppje nga ambasadori i OSBE, Bochardt se nuk ia di tamam emrin, njëri nga ne tha “Rama ik”. Ai duke kaluar ngriti gishtin e mesit lart duke na u drejtuar. Turp ti vije, që vjen nga një vend Europian dhe shan qytetarët që pse po protestojnë. Atë gishtin jam femër dhe nuk kam qef ti them më gjatë. Kur këtë e bën një ambasador i Bashkimit Europian, çfarë presim nga i birti i xhelatit, nga i biri i Kristaq Ramës, nga komunistat?
Ndërsa një tjetër protestuese tha:
Me këto sjellje mbase janë mësuar me gratë e Parlamentit. Por ne nuk jemi gratë e Parlamentit, jemi gratë e Unazës dhe nuk e tolerojmë këtë sjellje nga ai.”