Pas humbjes të pamerituar në Turqi, kombëtarja shqiptare, do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës ndaj Moldavisë sërish në transfertë dhe të vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka vendosur që të lërë gjithçka të hapur deri në ditën e fundit sa i përket formacionit titullar me të cilin do të përballojë sfidën me Moldavinë, shkruan "Vipsport.al".
Në stërvitjen e fundit në Moldavi, trajneri provoi këtë formacion:
Strakosha, Dermaku, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Gjasula, Bare, Selahi, Seferi dhe Çikalleshi.
Nuk është e sigurt se do jetë ky formacioni përfundimtar, por me shumë mundësi, Reja do bëjë ndonjë ndryshim duke parë se edhe kundërshtari nuk është shumë i vështirë.