Ky është gjyqtari që burgos protestuesit anti-Rama dhe tallet me qytetarët në zyrën e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2019, 21:17

Dy ditë më parë policia ushtroi terror pas protestës së banorëve të Astirit, duke vënë në pranga 6 prej tyre, si dhe duke ushtruar presion mbi mediat që po raportonin situatën.

Ditën e sotme gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Arben Micko dha masën e sigurisë "arrest me burg" për 3 nga protestuesit.

Gjithashtu, disa muaj më parë ky gjyqtar u kthye në qendër të vëmendjes së opinionit publik, pasi bëri një video ku tallej dhe ironizonte një grua me probleme të shëndetit mendor në zyrën e tij.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur Miko vendos dënon protestuesit që anti-Rilindje, ndërsa në vijim të artikullit do të zbulohen lidhjet e tij të ngushta me Partinë Socialiste.

Gjyqtari Micko ka qenë kryetar i degës së FRESSH-it Tiranë, ndërsa sipas opozitës ai është nipi i Shefqet Peçit.

Por kjo nuk është e vetmja lidhje me të majtën, pasi djali i gjyqtarit Micko, ka qenë kryetar i degës së FRESSH-it Tiranë, dhe më pas nënkryetar i FREESH-it.

Ndoshta shorti përcakton që sa herë që ka masa sigurie ndaj protestuesve të jetë Arben Micko, i konsideruar si gjyqtari i partisë, i cili nuk toleron.

Asshtu si edhe herët e tjera, Micko e ka të qartë vendimin: protestuesit të qëndrojnë në burg.

Këtë ka vendosur ndaj çdo protestuesi që i është përgjigjur thirrjeve të opozitës apo qytetare për të protestuar ndaj Edi Ramës, qeverisë së tij dhe Rilindjes.

Të njëjtën gjë Micko bëri edhe sot.

Ai ka hyrë në sallën e gjyqit, ku ndodheshin të arrestuarit, prokurori, avokatët, dhe pasi ka dëgjuar palët ka lexuar atë që thotë në raste të tilla: arrest me burg.

Kështu vendosi edhe kur policia ndaloi 50 qytetarë, nga të cilët 20 i çoi në burg, 11 i la në arrest shtëpie dhe 19 të tjerë me detyrim paraqitjeje. Çuditërisht në 50 personat e kapur mes 12-13 majit, gjyqtari nuk vlerësoi askënd që mund të lihej i lirë.

Nuk mund të ndodhte, ata kishin protestuar kundër Edi Ramës, shkruan "boldnews.al"

Është i njëjti gjyqtar që ka dënuar studentët që qëlluan me vezë ndaj Edi Ramës. i njëjti ka dënuar një tjetër të ri pse hodhi vezë ndaj Erjon Veliajt.

Dhe aq stoik sa shfaqet ndaj protestuesve anti-Ramë, aq liberal duket në rastet kur përballë tij qëndrojnë Rilindas, të rinj dhe të vjetër.

Është i njëjti gjyqtar që rrëzoi kërkesën e prokurorisë për dënimin e Shpëtim Gjikës me burg, ndërsa prokuroria kishte kërkuar 4 vjet heqje lirie, për shpërdorim detyre.

Dhe çuditërisht i njëjti gjyqtar pranoi gjykimin e shkurtuar për Kostandin Xhuvanin, e akuzuar dhe dënuar për vrasjen e 4 personave.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit