Shtyrja e negociatave/ Ish-ministrja e Ramës në delir total, habit gazetarin: Humb BE-ja, jo shqiptarët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2019, 17:31

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe njëkohësisht deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka bërë një deklaratë befasuese, teksa jemi pak ditë para dhënies së vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

E ftuar në "Report Tv", Kodheli u shpreh se nëse nuk hapen negociatat javën që vjen, humbja do të jetë e BE-së dhe jo e shqiptarëve.

Ndër të tjera, Kodheli tha:

Unë nuk vuaj nga megalomania e shqiptarëve dhe as nga narcizizmi, por një gjë mund t'ua them me bindje. Humbja do të jetë e atyre, jo e shqiptarëve. Shqipërisë do t'i bëjë vetëm mirë. Le të ndodhë çfarë të dojë javën tjetër."

Kjo deklaratë e papritur, që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, vjen pasi Franca propozoi që hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të bëhet në vitin 2020.

Mesa duket qeveria e ka kuptuar që vendimi i Këshillit Europian mund të jetë negativ, për shkak se ende se plotësimi i kushteve të vendosura nga ndërkombëtarët duket ende shumë larg.

Madje edhe kryeministri Rama, duke parë kritikat e BE-së ndaj Shqipërisë, mori pjesë në një konferencë në Novi Sad të Serbisë, ku u takua me homogun e tij serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, ku ndër të tjera firmosën një deklaratë për krijimin e një "mini-Shengeni Ballkanik", por pa përfshirë Kosovën, gjë e cila mund të përkthehet në një formë "presioni" që kreu i qeverisë shqiptare po tenton t'i bëjë Unionit Europian.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit