Neymar duket se ka një "mallkim" që po e ndjek pas si hije. Pikërisht në momentet që ai arrin formën optimale, vjen një dëmtim që e mban jashtë fusheve për shumë kohë.
Pikërisht kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen e sotme miqësore mes Brazilit dhe Nigerisë.
Sulmuesi brazilian nuk ka arritur të luajë mjaftueshëm, duke qenë se në minutën e 12 të ndeshjes, është zëvendësuar dhe i ka lënë vendin Coutinhos.
Neymar nuk kishte ndonjë problem serioz me aq sa u pa në fushë, por në momentin që po dilte dukej që kishte një dëmtim në kofshë.
Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore pas ndeshjes, ku në Paris shpresojnë që të mos ketë asgjë serioze.