JOQ Albania
Home

Mbrojtësi turpëron keq trajnerin e Partizanit: Mos na çaj trap*n se si shumë të kemi duruar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/10/2019 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sërish sherr te Partizani dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh gjatë këtij sezoni. Rasti më i fundit ka ndodhur dje, gjatë seancës stërvitore të zhvilluar në kompleksin “Pepa” në Elbasan, shkruan "Panorama Sport".

Trajneri Lerda kapet me mbrojtësin, Hakaj dhe e përzë nga stërvitja, ndërkohë që ky i fundit lëshon një lumë të sharash ndaj teknikut.

Kur skuadra ishte duke zhvilluar një lojë midis tyre, pasi kishin kaluar pak minuta nga testi brenda grupit, tekniku italian nxjerr nga loja Hakajn, ndërsa ky i fundit nuk mban më nervat dhe shfryn dufin, i cili me sa duket ka qenë i akumuluar që më parë, duke parë edhe rrjedhjen e ngjarjeve.

DEBATI I PLOTË MES LERDËS DHE HAKAJT

Pasi Lerda e nxori Hakajn nga loja nis edhe dialogu në  distancë midis tyre, i cili edhe mund të përfundonte në përplasje nëse do ishin afër njëritjetrit dhe po të mos ndërhynte stafi. “Panorama Sport” më poshtë jep të zbardhur dialogun mes trajnerit dhe lojtarit. (Dialogu kryhet pasi trajneri kishte nxjerrë nga loja Hakajn dhe ky i fundit po dilte me ngadalë nga fusha).

Lerda: “Luaj më shpejt, vrapo, mos ec!”

Hakaj: “Mos na çaj t…”.

Lerda: “S’prish punë, se e shohim te rroga kur të marrësh gjobë”. (Duke e theksuar edhe me gjeste çështjen e gjobës).

Hakaj: “Mos më fol më, mbylle gojën, se si shumë të kemi duruar”