Është vetëm 26 vjeç, por të enjten në mbrëmje, Romelu Lukaku me dy golat e rezlizuar ndaj San Marinos, preku kuotën e 50 golave me fanellën e Belgjikës dhe bëhet sulmuesi i parë në histori që e realizon këtë shifër të tillë te kjo kombëtare.
Sulmuesi i Interit ka arritur këtë rekordme përfaqësuesen e tij, duke kaluar në terma shpejtësie lojtarë të kalibrit të Lionel Mesit, Kristiano Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimoviçit.
Më mirë se lojtari zikaltër ka mundur të bëjë vetëm Nejmar me Brazilin. Ja lojtarët që kanë arritur 50 gola me kombëtaren:
Neymar me Brazilin (24 vjeç, 9 muaj e 5 ditë) Romelu Lukaku me Belgjikën (26 vjeç, 4 muaj e 28 ditë) Lionel Mesi me Argjentinën (28 vjeç, 5 muaj e 9 ditë) Kristiano Ronaldo me Portugalinë (29 vjeç, 4 muaj e 21 ditë) Zlatan Ibrahimoviç me Suedinë (32 vjeç, 11 muaj e 1 ditë)