Disa e duan dhe disa e urrejnë por një gjë është e sigurt, Christiano Ronaldo është nga ata emra që do të mbetet për një kohë të gjatë në historinë e futbollit.
Për të bërë emrin e tij akoma më të paharrueshëm po mendon klubi i Sportingut të Lisbonës, aty ku CR7 nisi karrierën e tij të lavdishme. Klubi portugez po mendon që pasi Ronaldo të largohet nga futbolli i luajtur t’i vendosë stadiumit emrin e pesë herë fituesit të topit të artë.
Sipas informacioneve që qarkullojnë, Estádio José Alvalade, me një kapacitet prej 50.000 spektatorësh mund të quhet Cristiano Ronaldo Arena ose CR7 Arena.
Një ide të tillë e pranoi vetë presidenti i klubit portugez Frederico Varandas
Ai thotë:
Edhe pse Ronaldo ka luajtur shumë pak me Sportingun, sërish ai mbetet një aset i paçmueshëm për klubin portugez.
Burimi:AS|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania